Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË JAVË NË KOSOVË, PASTAJ NË TURQI

Kampioni nis përgatitjet, faza e dytë në Antalya

Fotot: FCBallkani/fb

Kampioni nis përgatitjet, faza e dytë në Antalya


5 January, 2023 @20:24

Skuadra e Ballkanit ka bërë të ditur sot se ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit në Superligë. Ekipi prej 5 deri më 11 janar do të stërvitet në Kosovë, ndërsa pas kësaj do të merr fluturimin për në Antalya të Turqisë, për të vazhduar fazën e dytë përgatitore për pjesën e dytë të stinorit.

Ballkani

“FC Ballkani njofton se faza përgatitore për stinorin pranveror të Superligës dhe ndeshjeve të Kupës, ka filluar sot. Skuadra jonë do të stërvitet në Kosovë deri me datën 11Janar , ku me pas do të zhvendosemi në Antalya të Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore,” ka bërë të ditur FC Ballkani në njoftimin e lëshuar në pasditen e sotme.

Ballkani

Ballkani vjeshtën në Superligë e ka kryer në pozitë të dytë të renditjes tabelare, por me pikë të njëjta sikurse Drita lidere. Pos Superligës, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të luajë edhe në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës ndaj ekipit prizrenas A&N.


 
Të gjitha lajmet nga