FERONIKELI 0-2 BALLKANI

Kampioni pa vështirësi ndaj të rënëve
8 May, 2022 @17:01
Ballkani, që është duke e festuar titullin e parë kampion në histori të klubit, ka shënuar fitore në përballjen e sotme të Superligës, ndaj Feronikelit të rënë.
Ekipi suharekas ka shënuar një gol në pjesë të parë dhe një në të dytën për të arritur te fitorja e sigurt dhe për t’i marrë tri pikët e radhës në Superligë, Feronikeli 0-2 Ballkani [Ermal Krasniqi 39, Malsor Ajeti 65].
TABELA AKTUALE
Me këtë fitore, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja ka arritur kuotën e 73 pikëve, ndërsa ekipi ka shënuar të 22-tën fitore kampionale, derisa ka golaverazh +35.
Në anën e kundërt, Feronikeli që pas krizës financiare vetëm po luan për të respektuar garat, ka pësuar për të 28-tën herë këtë stinor, derisa goldallimi negativ i tyre ka shkuar me sot në 77!