CHISINAU

Kampioni shqiptar në Molldavi
27 July, 2015 @13:10
Pas kalimit të raundit të dytë kualifikues të Ligë së Kampionëve, kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, nesër do të përballet me kampionin molldav, Milsami.
Djelmoshat nga ekipi i Korçës kanë në rrugë për në Molldavi sot heret dhe aktualisht kanë arritur aty, derisa ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 19:00.
Skënderbeu në raundin e dytë kualifikues ka eliminuar kampionin veriirlandez, Crusaders, ndërsa Milsami ka eliminuar kampionin bullgar, Ludogorets.