Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KORÇË

Kampioni shton epërsinë

Foto: LSA

Kampioni shton epërsinë


2 April, 2016 @20:53

Skënderbeu ka kaluar edhe pengesën e radhës në Kategorinë Superiore për të shtuar epërsinë në krye të klasifikimit.

Ekipi korçar ka mposhtur Vllazninë pak më parë 2-1, ndërsa ka çuar distancën në 6 pikë ndaj ndjekësit të parë, Partizanit, që barazoi sot në Laç.

Renatinho i dha epërsinë Skënderbeut në fillim të ndeshjes, ndërsa Liridon Latifi e shtoi atë në pjesë të dytë.

TABELA AKTUALE

Në fund, Vllaznia ka arritur përmes Ndriçim Shtubinës të ulë epërsinë e korçarve, për përfundimtaren 2-1.

Në xhiron që vjen, Skënderbeu udhëton drejt Kukësit, kurse Vllaznia pret Teutën.


 
Të gjitha lajmet nga