PEJË

Kampioni s’njeh kundërshtarë, Rashica me dygolësh
9 May, 2015 @16:39
Kampioni në fuqi i Kosovës, Kosova e Vushtrrisë, i ka dhënë fund serisë së 7 fitoreve me radhë të Besës dhe atë në Pejë, duke e mposhtur 2-3.
Ndeshja më interesante e xhiros i takoi mysafirëve vushtrrias, të cilët me lojën tepër të mirë të Milot Rashicës dhe ndihmë të jashtëzakonshme të bashkëlojtarëve kanë arritur të shënojnë fitore dhe të vazhdojnë serinë e pamposhtshmërisë, qe 9 xhiro.
Vushtrriasit përfunduan pjesën e parë me epërsi 2-0, ndërsa me të nisur pjesa e dytë, ngritën atë në 3-0.
Besa edhe pse tentoi rikthimin, arriti vetëm të ulë epërsinë e mysafirëve. Mensur Duraku realizoi një penallti, ndërsa disa minuta më vonë, huqi një tjetër, për të vuajtur pikën e humbur së paku, pas golit të Fatih Karahodës në minutat e fundit të ndeshjes.
Kampioni kalon në vend të katërt me këtë fitore, derisa Besa bie në vend të tretë.