PARA DERBIT

Liridon Fetahaj në akcion/ BOROZANI/D.S.
Fetahaj: Pikët janë të Lirisë
8 May, 2015 @20:35
Liria dhe Llapi janë në luftë për vendin e parë të Ligës së Parë, vend ky që siguron Superligën për stinorin tjetër.
Edhepse dy vendet e para çojnë sigurt në Superligë , asnjëra palë nuk dëshiron të përfundojë stinorin në vend të dytë.
Ndërkaq, para derbit të madh Liria - Llapi që zhvillohet këtë fundjavë në Prizren, sulmuesi kryesor i bardhezinjëve, Liridon Fetahaj ka thënë se pikët do të mbesin në Përparim Thaçi.
“Pres me padurim këtë sfidë. Pikët nga kjo ndeshje do të jenë tonat,” është cituar të ketë thënë Fetahaj, sulmuesi kryesor i Lirisë para kësaj ndeshjeje, në një prononcim të tijin për faqen zyrtare të klubit, liriafc.com.
Liria është lidere e Ligës së Parë me 58 pikë, një më shumë se Llapi që zë vendin e dytë.
Liria ka kapur një seri prej 10 fitoreve me radhë, derisa Llapi i është shmangur Gjilanit dhe dy skuadrat në fjalë, thuajse kanë siguruar elitën për stinorin e ardhshëm.
Llapi ka mposhtur Lirinë në pjesën vjeshtore të stinorit në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë, 2-1.
REZULTATET E DERITASHME DHE TABELA AKTUALE