PRIZREN

BOROZANI/ D.S.
Lideri i kthehet fitores
8 May, 2015 @16:56
Pas humbjes që u përfol shumë në xhiron e fundit të Superligës ndaj Dritës, skuadra e Ferronikelit i është rikthyer fitores. Borozani.com
Ekipi nga Drenasi nuk është djerësitur shumë në përballje me Ferizajin, të cilin e mposhti me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Përparim Thaçi në Prizren.
Xhevdet Shabani dhe Mendurim Olluri shënuan dy golat e para të ‘Niklit’ për të shkuar në pushim me epërsi pranë rezultatit 2-0, derisa në pjesën e dytë portën ferizajase e tundi Lapidar Lladrovci për rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Ferronikeli vazhdon ta mbajë kryesimin në radhitjen tabelare, tani me katër pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Besa, që ka një ndeshje më pak.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE.