ZYRTARE

Manchesteri blen holandezin
7 May, 2015 @12:50
Rekord kampioni i Premier League në Angli, Manchester United, ka arritur marrëveshje me kampionin e Holandës, PSV Eindhoven, për transferimin e mesfushorit këmbëshpejtë, Memphis Depay.
Ekipi anglez që po drejtohet nga holandezi Louis Van Gaal, ka bërë të ditur se është arritur akordi me PSV-në për shumën prej 30 milionë eurove si dëmshpërblim për lojtarin në fjalë.
Depay ka shënuar 49 gola në 112 paraqitje për PSV-në, derisa dy herë ka shënuar edhe në Botërorin e Brazilit vitin e kaluar. Depay është 21 vjeç dhe është njëri ndër talentët më të mëdhenjë që ka futbolli holandez sot.