CAMP NOU

Messi magjik, Barça një hap drejt finales
6 May, 2015 @22:30
Në pjesën më të madhe të ndeshjes i heshtur, ndërsa atëherë kur nuk pritej - doli në skenë.
Taktika perfekte e Pep Guardiolës, nuk kishte zgjidhje në një moment kur vetë lojtarët e tij humbën topin që prej Daniel Alvesit, arriti te Lionel Messi.
Shutoi shpejtë dhe saktë për të qëlluar portën e Manuel Neuerit për 1-0, derisa pas pak edhe njëherë me një parabolë shënoi për 2-0.
Në fund, Neymar i vetmuar merr topin për të shënuar për 3-0 dhe për të bërë një hap të madh drejt finales për Barcelonës.
Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në dominim të Barcelonës, ku u lëshuan raste ideale, posaçërisht nga Luis Suarez, derisa portieri i Bayernit, Manuel Neuer, tregoi aftësitë e tij fenomenale në portë.
Bayern duhet të kalojë një mal të madh në Allianz Arena, për të shpresuar rikthimin dhe arritjen e finales së madhe të Ligës së Kampionëve, që luhet në Berlin.
All Goals—- Barcelona 3:0 Bayern Munich… by OfficialGoals