VERMAELEN

Mund të debutojë sonte
6 May, 2015 @15:35
Qendërmbrojtësi belg, Thomas Vermaelen, që u transferua i lënduar te Barcelona gjatë verës nga Arsenali mund të debutojë sonte për ekipin katalonas.
Njoftimin e ka bërë të ditur Eurosport në lajmet e mesditës, duke thënë se trajneri i katalonasve, Luis Enrique, e ka ftuar atë në 18-shen që mund të futet në lojë ndaj Bayernit, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Duke pasur parasysh se mbrojtësit Jordi Masip, Martin Montoya, Douglas dhe Sergi Roberto bashkë me Jeremy Mathieun janë të lënduar - belgu mund të regjistrojë paraqitjen e parë të tij me Barcelonën.
Sipas Eurosportit, pasi që Vermaelen ende nuk ka arritur 100%-shin e tij, ai mund të hyjë në lojë si zëvendësues në pjesë të dytë.
Barcelona dhe Bayern takohen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke kërkuar finalen e Berlinit.