CAMP NOU

uefa.com
Barcelona favorite para Bayernit me lëndime
6 May, 2015 @11:52
Barcelona pret Bayernin në duelin e radhës gjigant të Ligës së Kampionëve sonte në Camp Nou. Të dyja skuadrat janë të motivuara për të arritur finalen dhe kanë bërë llogaritë e veta.
Barcelona po parashikohet si favorite në ndeshjen e parë, para Bayernit që ka mungesa të rëndësishme në skuadër për shkak të lëndimeve të disa lojtarëve.
“Kjo është njëra ndër duelet më atraktive të Europës,” ka thënë trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, që si trajner po përjeton debutimin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
“E di se Guardiola e din çka kërkojmë ne nga ndeshja dhe të njejtin synim e kanë edhe ata. Do të shohim kush është në formë më të mirë,” ka shtuar ndër të tjera Enrique.
Në anën tjetër, Bayern pa Arjen Robbenin, Franck Riberynë, David Alabanë, Seb Roden, etj. duket pak më i dobësuar.
Sidoqoftë, trajneri i Bayernit, Pep Guardiola, i ka të qarta disa gjëra dhe ka bërë të ditur se nuk do të ankohet për lëndimet e lojtarëve të rëndësishëm.
“Nëse do të isha ankuar për lëndime, ne nuk do të arrinim ende titullin në Bundesligë dhe nuk do të ishim këtu. Këtë nuk e bëj asnjëherë dhe do të shikojmë mundësinë. Robert Lewandowski mund të jetë në formacion, do të bisedojë me ‘të edhe njëherë para ndeshjes,” ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Formacionet e mundshme:
BARCELONA: | Ter Stegen; Alves, Piqué, Mascherano, Alba; Rakitić, Busquets, Iniesta; Messi, Suárez, Neymar. | ||
BAYERN MUNCHEN: | Neuer; Rafinha, Boateng, Benatia, Bernat; Lahm, Alonso, Thiago Alcántara; Müller, Lewandowski, Götze. |
Koefiecientet e bastoreve:
1 | Barcelona fiton - 1.75 | Barazimi - 4.00 | Bayern fiton - 5.00 |