HAJVALI

Hajvalia i kthehet Kishnicës
5 May, 2015 @21:23
Ekipi i Hajvalisë që po synon majen e Superligës ka bërë të ditur se do t’i rikthehet stadiumit të saj në Kishnicë.
“Skuadra jonë ka marrë dritën e gjelbër që prej kësaj xhiroje të zhvillojë ndeshjet si vendas në Kishnicë,” ka bërë të ditur njoftimi zyrtar në faqen e ekipit në Facebook sonte.
Hajvalia ka muaj që nuk ka arritur të shfrytëzojë stadiumin e saj për shkak se nuk i përmbushi kriteret, ndërsa deri më tani ka luajtur si vendas në stadiumin e Prishtinës dhe në Obiliq.
Hajvalia pret Trepçën’89 në xhiron e radhës në kuadër të Superligës.