JUVENTUS STADIUM

Foto: uefa.com
Kampioni i Italisë përballë atij europian
5 May, 2015 @10:45
Nëse ka diçka që do t’i konveojë Juventusit në ndeshje ndaj Real Madridit në kuadër të takimit gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, është historia dhe përballja e fundit në këtë fazë të kësaj gare.
Në vitin 2003, kur Juventus për herë të fundit ka qenë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është përballur pikërisht me Real Madridin dhe e ka eliminuar atë për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Prej atëherë e deri sot, Juventus nuk ka arritur një sukses të tillë në Europë, mirëpo, kësaj radhe të rehatuar me titullin kampion të fituar më parë, Bianconerët nuk do të ndalen me gjysmëfinale dhe po kërkojnë finalen.
“Kjo është gjysmëfinale, ata janë kampionë të Europës dhe krahasuar me ne, ata kanë më shumë gjasa për finale. Por kjo nuk është gjysmëfinale ku mund të thuhet nuk kemi çka të humbim - ne mund të humbin vetëm rastin për tu kualifikuar në finale. Nëse kujtojmë çka kemi arritur deri më tani, kemi gjasa, por asnjëherë duke mos harruar cilësitë e kundërshtarit,” ka thënë Massimiliano Allegri që javën e shkuar u shpall zyrtarisht kampion i Italisë me Juventusin.
Te Juventus mungon Paul Pogba, ndërsa te Real Madrid, Luka Modric. Dy mesfushorë fantastik, të cilët do t’i shtonin kreativitet ndeshjes. Real ka mungesë të madhe edhe mosparaqitjen e francezit Karim Benzema.
Sidoqoftë, Carlo Ancelotti i Real Madridit do t’i del përballë ish ekipit të tij të dikurshëm si favorit.
“Juventusi është gjithmonë i fortë. Këtu nuk fitohet lehtë. Janë 180 minuta lojë dhe më i miri do ta arrijë finalen. Nëse ke trimëri dhe dëshirë - fiton, nëse frikësohesh - humb,” ka thënë Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme.
Real Madridi sipas bastoreve është favorit i letë në këtë ndeshje, derisa drejtësinë do ta ndajë njeriu që u bë i famshëm në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Martin Atkinson.
Formacionet e mundshme:
JUVENTUS: | Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Marchisio, Pirlo, Vidal; Pereyra; Morata, Tévez. | ||
REAL MADRID: | Casillas; Carvajal, Pepe, Varane, Marcelo; James, Kroos, Ramos, Isco; Bale, Ronaldo. |