DRENAS

Ferronikeli shpreson të përfundojë stinorin në stadium të vetë
5 May, 2015 @22:46
Lideri i Superligës, Ferronikeli, që po shtegëton nëpër stadiumet e Kosovës, shpreson që stadiumi i vetë të jetë gati deri në fillim të qershorit, ashtu që të përfundojë stinorin në Rexhep Rexhepi të Drenasit.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e këtij ekipi në Facebook, derisa ka bërë të ditur që punimet janë në fazën e fundit dhe brenda disa ditëve do të vendoset bari në stadium.
Ferronikeli pjesën më të madhe të stinorit e luajti si vendas në Bajram Aliu të Skenderajit, derisa aktualisht është duke luajtur si vendas në Përparim Thaçi të Prizrenit.
Stërvitjet, ekipi i Gani Sejdiut është duke i zhvilluar në të shumtën e rasteve në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.