JUVENTUS STADIUM

uefa.com
Juve fiton përballjen e parë
5 May, 2015 @22:19
Juventus ka dalë fitues nga përballja e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit. Kampioni i Italisë ka shënuar fitore me rezultat 2-1 dhe do të udhëtojë në Madrid me avantazh minimal, por me rrezikun e golit të shënuar si mysafir nga madrilenët.
Juventus arriti te goli heret në lojë, përmes ish lojtarit të Real Madridit, Alvaro Morata, që futi lehtë nga afërsia topin në rrjetë të madrilenëve.
Për të shkuar ekipet në pushim me barazim, u përkujdes kush tjetër pos Cristiano Ronaldo, që goditi me kokë nga afërsia për 1-1, pas një asistimi nga James Rodriguez.
Juventus më i tërhequr në pjesë të dytë priste Realin në pjesë të vetë të fushës dhe përmes një kundërsulmi fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol, Carlos Tevez, shumë i rrezikshëm sonte.
Pas këtij momenti, Real shtrëgnoi edhe më shumë Bianconerët, por goli nuk erdhi, derisa ekipi i Massimiliano Allegrit kërkonte përmes kundërsulmeve.
Në fund, Real Madrid u rrezikua edhe disa herë nga Juventusi, por rrjetat mbetën të paprekura.
Juventus vs Real Madrid 2-1 | All Goals… by livegoalshd