Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERRONIKELI

Kthehen Maliqi dhe Eminhaziri

BOROZANI/D.S.

Kthehen Maliqi dhe Eminhaziri


6 May, 2015 @16:05

Behar Maliqi dhe Isa Eminhaziri do të kenë mundësi që të paraqiten për Ferronikelin në ndeshjen e radhës të Superligës, pasi që FFK ka zbutur suspendimin e tyre nga 3 në 2 ndeshje moslojë për shkak të kartonave të kuq të marrë në ndeshje ndaj Vëllaznimit, pas ankesës nga klubi lider i ligës. 

Dyshja në fjalë nuk luajti në ndeshje ndaj Istogut në Superligë dhe ndaj Dritës në Kupë të Kosovës, që do të thotë se ata do të mund të paraqiten në ndeshje ndaj Ferizajit që zhvillohet të premten në Prizren, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit drenicak në Facebook sot. 

Maliqi përkundër se është mesfushor, është golashënues më i mirë i skuadrës së Gani Sejdiut aktualisht me 6 gola të shënuara. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga