TV

Pezullohet La Liga!
6 May, 2015 @23:54
Krerët e futbollit spanjoll janë shprehur të pakënaqur me vendimin e qeverisë spanjolle për të drejtat televizive në La Liga dhe u kanë bërë të ditur atyre se ndeshjet e La Ligas do të pezullohen që nga 16 maji i këtij viti.
Nëse ndodh kjo, La Liga nuk do të mund t’i zhvillojë dy xhirot e fundit të stinorit si dhe finalen e Kupës së Mbretit.
Reagimi i Federatës spanjolle ka ardhur pasi që qeveria ka marrë vendim për shpërndarje më të madhe të të ardhurave për ekipet e Primera dhe Segunda Division për të drejtat televizive, që ndikon te 600 mijë futbollistë në të ardhura!
Drejtuesit e futbollit spanjoll i kanë dhënë qeverisë mundësi për takim dhe rinegociim të vendimit, edhe pse ende nuk është aprovuar nga parlamenti.