AI

Messi s’e mban në mend golin e dytë!
7 May, 2015 @15:10
Buja e bërë nëpër botë me golat e tij në fitore ndaj Bayernit, ka bërë që Lionel Messi të cilësohet edhe njëherë si lojtar i ‘planetit tjetër’.
Por vetë ai, posaçërisht golin e dytë, kur paraboloi njërin ndër portierët më të mirë në botë, Manuel Neuer dhe dribloi Jerome Boatengun - thjesht nuk e mban në mend si e shënoi.
“Ka qenë krejt brenda një sekonde, ashtu ndodhi,” ka thënë Messi transmeton Eurosport sot.
“Vetëm kam imagjinuar se Boateng do të mendojë se do ta kërkoja golin përmes këmbës sime dominante, të majtë dhe e ndërrova anën,” ka qenë i gjithë kujtimi që ka shpalosur argjnetinasi fenomenal në deklaratën e tij.
Pas 77 minutash raste të shpërdorura, Barcelona fitoi Bayernin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, me çiftgolësh të Messit dhe një tjetër të Neymarit të shënuar në minutat shtesë të takimit, 3-0.