SAN PAOLO

Befasia Dnipro, s’lëshon pe
7 May, 2015 @23:10
Dnipro Dinpropetrovsk, ka vazhduar të befasojë në Europa League. Ekipi ukrainas përkundër se ka qenë në disavantazh sonte ndaj Napolit, ka arritur të barazojë 10 minuta pa përfunduar ndeshja, për tu kthyer plotë shpresë në shtëpi.
Napoli i Rafa Benitezit ka qenë favorit i pastër në këtë ndeshje, derisa avancoi në pjesë të dytë përmes David Lopezit.
Yevhen Seleznyov ka shënuar golin e vlefshëm për Dnipron, që u ka dhënë atyre golin e vlefshëm si mysafir dhe u ka siguruar barazimin para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në Ukrainë.
All Goals - Napoli 1-1 Dnipro - 07-05-2015 by Video-Live