Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDER

Liria kthehet në pozitën e parë

BOROZANI/D.S.

Liria kthehet në pozitën e parë


7 May, 2015 @18:30

Skuadra e Skender Shengylit, Liria, ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Ligë të Parë të Kosovës. 

Ekipi prizrenas ka shënuar fitore të thellë ndaj Deçanit si mysafir sot, duke i mposhtur ata 0-3. 

Derisa në pjesë të parë nuk kishte gola, Liria u ndez në pjesë të dytë për të shënuar tre herë në portën e deçanasve, që luajtën këtë ndeshje në Gjakovë, derisa po luftojnë për mbijetesë në Ligë të Parë. 

Me këtë fitore, Liria është rikthyer në pozitë të parë të tabelës, një ditë pasi që atë ia morri Llapi, që kishte zhvilluar ndeshjen e saj dje, duke e mposhtur Dukagjinin 3-1 në shtëpi. 

Kjo ka qenë fitorja e dhjetë me radhë për Lirinë, që prej se u mposht nga Flamurtari në vjeshtë, në mes të nëntorit, nuk din për humbje. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE



FAKT:

Liria ka shënuar 10 fitore me radhë në Ligë të Parë.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë