Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA / CHAMPIONS LEAGUE

Kampionia e Kosovës udhëton në Zvicër

FOTO / Drita

Kampionia e Kosovës udhëton në Zvicër


7 August, 2020 @14:04

Kampionia e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka udhëtuar sot në Nyon të Zvicrës për ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.

Lojtari Olti Mehmeti i Dritës, nuk arriti të udhëtojë me skuadër për shkak se i është refuzuar viza e udhëtimit. Ai kishte thënë se para pesë muajve ka aplikuar për vizë dhe ishte refuzuar, derisa për të aplikuar përsëri duhet të kalojnë gjashtë muaj.

Drita në fazën paraeliminatore do të takohet më 8 gusht me skuadrën nga Andorra, Inter d’Escaledes, e nëse e kalon këtë skuadër, në finale e pret fituesin e ndeshjes Tre Fiori vs. Lindfield.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga