PODUJEVË
Kapiteni Bujar Idrizi largohet nga Llapi
29 December, 2022 @14:44
Kapiteni i skuadrës së Llapit, Bujar Idrizi, pas 4.5 vitesh të kaluara në Podujevë me ekipin e kaltër dhe sukseseve të regjistruara aty, ka ndërprerë kontratën me klubin dhe nuk do të jetë më pjesë e ekipeve të futbollit në Kosovës.
Krejt kjo, për shkak të daljes së lojtarit 31-vjeçar në Gjermani, ku do të vazhdojë jetën duke kërkuar të ardhme më të mirë.
“KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani,” ka bërë të ditur KF Llapi në njoftim.