NGA PRIZRENI
Kapiteni i Lirisë, mungon
5 May, 2016 @23:25
Kushtrim Mazreku, kapiteni i Lirisë, u lëndua në ndeshjen e së mërkurës kur Liria u mposht nga Istogu 0-1. Ai lëndoi ligamentin e jashtëm anësor, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit prizrenas sot, ndërsa pritet të mungojë në së paku ndeshjen e kësaj fundjave.
“Kam lënduar ligamentin e jashtëm anësor. Mjeku më ka dhënë terapi dhe sipas tij kjo mund të kalojë shpejt. Por nëse nuk ndalen dhimbjet atëherë duhet bërë inçizim të thellë,” ka bërë të ditur vetë Mazreku, njofton fcliria.com sonte.
Liria këtë stinor po lufton për mbijetesë në Superligë dhe aktualisht është në zonën e barazhit. Deri në fund të stinorit kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro, kurse ekipi shpreson që kapiteni dhe shtylla e mbrojtjes t’i kthehet më shpejtë fushës.