KUQEZINJTË
Vëllaznimi humb gjasat për Superligë
5 May, 2016 @22:43
Vëllaznimi që u riorganizua për mrekulli në pjesën e dytë të këtij stinori tashmë duhet të kalojë edhe një stinor në Ligën e Parë të Kosovës.
Mundësia që ekipi gjakovar të kalojë në Superligë është shuar edhe teorikisht pas xhiros së XXVI të Ligës së Parë, ku rivalët e epërm në tabelë kanë shënuar fitore dhe tashmë as matematikisht kuqezinjtë e Gjakovës nuk mund të arrijnë as në barazh për Superligë.