Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GLEDI MICI

Kapiteni i Prishtinës zyrtarizohet te Tirana

Kapiteni i Prishtinës zyrtarizohet te Tirana


19 June, 2023 @20:31

Njëri ndër lojtarët që mori edhe shiritin e kapitenit te Prishtina, Gledi Mici, nga sonte është edhe zyrtarisht lojtar i Tiranës. Njoftimin e ka bërë të ditur KF Tirana, ndërsa ka shkruar shkurt “Mirëserdhe”, duke e përshkruar si hyrje të re në bardhekaltërit e kryeqytetit të Shqipërisë.

Tiranasi Mici ka pasur 90 paraqitje për Prishtinën prej vitit 2020 kur erdhi aty, ndërsa para saj ka luajtur për Shkëndijën, Skënderbeun, Kukësin, Flamurtarin e Kamzën. Qendërmbrojtësi 32-vjeç do t’i shtojë përvojë Tiranës në mbrojtje për edicionet e radhës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga