LISTA E LOJTAREVE

Karin Anneli Andersen, përzgjedhëse e Kosovës - femrat/ Foto: FFK
Karin Anneli Andersen publikon ftesat për Kosovën(F)
2 April, 2022 @12:35
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.
Dardanet do të përballen me Norvegjinë, më 7 prill në Sandefjord dhe më 12 prill më Belgjikën në Prishtinë.
Kosovën në këto ndeshje do ta udhëheq stafi i ri i trajnereve nga Suedia, në krye me Karin Anneli Andersen.
Kjo e fundit për këto dy ndeshje do t’i ketë në dispozicion 24 futbolliste.
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton të hënën në Sandefjord, ku do t’i zhvillojë disa stërvitje para përballjes me Norvegjinë.
LOJTARET E FTUARA:
Florentina Kolgeci, Edona Kastrati, Leonora Ejupi, Lavdije Behramaj, Besarta Hisenaj, Erleta Memeti, Ilfete Kryeziu, Verona Berisha, Argnesa Rexhepi, Liridona Syla, Donjeta Halilaj, Katrlina Biçkaj, Agnesa Gashi, Marigonë Tahiri, Fleta Musaj, Fatlinda Rama, Blerta Smaili, Edona Kryeziu, Viola Avduli, Valentina Limani, Elizabeta Ejupi, Drita Celaj, Blerta Shala, Gentiana Fetaj.