NË PRITJE
Kastriot Dërmaku, befasia e De Biasit!
14 March, 2017 @14:41
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, pritet që të ketë emra të rinj në listën e të ftuarve për ndeshje ndaj Italisë dhe Bosnjes që zhvillohen në fund të këtij muaji.
LËNDIMI I MAVRAJT DHE PEZULLIMI I XHIMSHITIT
Kjo, pasi që dyshja standarde e mbrojtjes kuqezi, Mërgim Mavraj dhe Berat Xhimshiti nuk do të mund të jenë pjesë e ekipit. Mavraj është lënduar, ndërsa Xhimshiti i pezulluar.
De Biasi, që ka vizituar pjesën më të madhe të lojtarëve të kombëtares para ndeshjeve të marsit, ka qenë edhe në ndeshje të Luccheses më parë për të parë nga afër Dërmakun dhe tash në mungesë të dyshes Mavraj-Xhimshiti, ai mund të jetë opcion për italianin.
DUELET E KUQEZINJËVE
Shqipëria më 24 mars luan ndaj Italisë në Palermo, ndërsa më 28 mars pret Bosnje e Hercegovinën në Shqipëri.
Dërmaku 25 vjeç 195 centimetra i gjatë, që është lojtar i Empolit dhe i huazuar në Lucchese së fundi ka shënuar edhe gol për ekipin e tij, ndërsa Panorama Sport ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi është i vërshuar nga ofertat prej ekipeve të Serie B-së.