PARA NDESHJES: LEICESTER-SEVILLA
Do t’i lëvizim të gjithë gurëzit!
14 March, 2017 @10:32
Dy javë më parë ishte ndeshja që i dha shpresë më të madhe Claudio Ranierit për kthim të Leicester Cityt në garë, si në Ligë të Kampionëve ashtu edhe në kampionat - ndodhi që të jetë e fundit.
Goli si mysafir i Jamie Vardyt jep shpresë të madhe për kampionët e këndellur anglez tash nën drejtimin e Craig Shakespeareit, që ka marrë besimin e kryesisë deri në fund të stinorit.
Sevilla ka epërsinë 2-1 nga ndeshja e parë. Ndërsa trajneri i skuadrës Jorge Sampaoli kërkon historinë, pasi që andaluzianët asnjëherë s’kanë arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, Shakespeare në konferencë flet sikurse shkrimtari i famshëm anglez, William.
“Do të lëvizim të gjithë gurëzit nga vendi për të kërkuar çerekfinalen. Kemi ushtruar edhe penalltitë për çdo rast,” ka bërë të ditur Craig Shakespeare para ndeshjes.
Do t’i lëvizim të gjithë gurëzit - C. Shakespeare, Leicester.
PIKAT KRYESORE:
-Epërsia e Sevillës 2-1 nga ndeshja e parë është shumë e luhatshme nëse spanjollët nuk shënojnë.
-Craig Shakespeare është i qetë pasi që ka marrë besimin e kryesisë.
-Leicester City ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi këtë stinor në Ligë të Kampionëve.
-Mysafirët janë duke kaluar në një formë të mirë, duke qenë 8 ndeshje radhazi të pamposhtur në të gjitha garat.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Leicester: Schmeichel; Simpson, Morgan, Huth, Fuchs; Mahrez, Drinkwater, Ndidi, Albrighton; Okazaki, Vardy.
Sevilla: Rico; Pareja, Rami, Mercado; Mariano, N’Zonzi, Nasri, Escudero; Iborra; Jovetić, Vitolo.