PËR NDESHJE NDAJ ISLANDËS
Portieri i liderit merr ftesë nga Bunjaki
14 March, 2017 @12:05
Portieri i liderit të Superligës, Trepça’89, ka marrë ftesën e radhës nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.
Vetë ekipi i Trepçës’89 ka bërë të ditur për ftesën që e morri numri një i tyre, ndërsa Hajdini ende nuk ka fituar rastin që të debutojë për reprezentacion, pasi që kapiteni Samir Ujkani për momentin duket i pazëvendësueshëm në këtë detyrë.
TABELA AKTUALE DREJT RUSIA2018
Bunjaki zakonisht nga Superliga e Kosovës fton portierin e tretë. Më parë nga Superliga e Kosovës janë ftuar vetëm edhe Faton Maloku dhe Granit Kolshi, gjithashtu portierë.
Kosova pret Islandën në cilësinë e vendasit më 24 mars 2017 në “Loro Boriçi” të Shkodrës.