TREPÇA '89 - DRITA

Foto: FC Drita / Facebook
Katër gola në “Riza Lushta”, pikët ndahen
13 August, 2022 @19:20
Pa fitues në duelin e luajtur sot me Trepçës ‘89 dhe Dritës në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Dy prej skuadrave të pakta që e kanë fituar titullin kampion të Kosovës në 10 vitet e fundit, sot barazuan 2-2 (Christian Mba 36’ 39’ / Drilon Islami 72’, Ardit Tahiri (P) 85’).
Pjesa e parë ishte e mitrovicasve, të cilët falë dy golave fenomenal të Christian Mba, shkuan në pushim me epërsi dy-golëshe. Për t’u përmendur është edhe paraqitja fantastike e portierit Donat Kaçiu, i cili luajti rol në krijimin e epërsisë dy-golëshe të vendasve.
Më pas, Drita u zgjua në pjesën e dytë, gjatë së cilës reshjet e shiut ishin më të dendura në “Riza Lushta”.
2-1 i Dritës në minutën e 72’ erdhi nga Drilon Islami, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjës vendase, ndërkohë barazimi erdhi 13 minuta më vonë nga Ardit Tahiri. Ky i fundit, njëjtë si Drilon Islami, u inkuadrua nga banka rezervë dhe barazimin skuadrës së tij ia solli duke shënuar nga penalltia të cilën e fitoi vet.
Xhiron e ardhshme, Drita e pret Dukagjinin në shtëpi, kurse ‘89-shi i shkon Llapit në Podujevë.