Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DUKAGJINI

Katër gola për fitore, Ballkani mposhtë Dukagjinin

Foto: FC Ballkani

Katër gola për fitore, Ballkani mposhtë Dukagjinin


12 February, 2022 @15:18

Paraqitje mjaft e mirë dhe katër gola të shënuara për Ballkanin sot!

Skuadra suharekase sot e mposhti Dukagjinin me rezultat 4-1 (Meriton Korenica 19’, Armend Thaqi 29’, Kushtrim Gashi 63’, Mevlan Zeka 84’ / Altin Merlaku 80’), për ta vazhduar kështu fuqishëm ndjekjen e kreut.

Korenica e Thaqi shënuan në pjesën e parë, e cila u mbyll 2-0, e më pas pjesa e dytë dhuroi edhe 3 gola të tjerë.

TABELA AKTUALE

Gjatë pjesës së dytë, fillimisht për 3-0 shënoi Kushtrim Gashi, e më pas Altin Merlaku i mysafirëve e ngushtoi rezultatin në 3-1, para se gjakovari Mevlan Zeka të shënonte për përfundimtaren 4-1.

Fitorja e shënuar sot bën që Ballkani të ketë vetëm 1 pikë më pak se Drita lidere, kurse skuadra klinase për momentin është e teta në klasifikim.

Xhiron e ardhshme, Ballkani i shkon Prishtinës në “Fadil Vokrri”, kurse Dukagjini e pret Drenicën në Klinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga