LIGA e DYTË

KEK-u lehtë kundër Bashkimit
6 March, 2022 @20:23
KEK-u ka arritur një fitore të rëndësishme në Ligën e Dytë, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 3-0.
Golat për KEK-un erdhën nga Adonis Përvetica 32’, Gëzim Berisha 58’ dhe Rion Rushiti 65’.
KEK-u me 30 pikë ngritet në pozitën e katërt në Ligën e Dytë, derisa Bashkimi me 11 pikë gjendet në pozitë e 14.