LILLE 4-0 CLERMONT

Edon Zhegrova shënon golin e parë në Ligue 1
6 March, 2022 @19:37
Lille ka arritur të shënojë fitore komodde ndaj Clermont sot, ndërsa futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, që u fut në lojë në minutën e 83 të ndeshjes te Lille, ka shënuar golin e parë të tij në Ligue 1, duke realizuar për 4-0 [Bamba 3, David 71, Celik 84, Zhegrova 90].
Te Clermont startues ka qenë Elbasan Rashani, ndërsa ka qenë për 81 minuta në fushë sot.
Fitorja ka ngritur Lille në pozitën e shtatë, me 42 pikë, e Clermont është i 15-ti në renditje me 28 pikë.