Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Kemi dërrmuar kundërshtarin, na ndëshkuan nga gabimi ynë

Kemi dërrmuar kundërshtarin, na ndëshkuan nga gabimi ynë


10 March, 2022 @16:32

Trajneri shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu, në deklaratën e tij pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij ka qenë më i mirë se ai i Gjilanit në derbi, ndërsa ka shtuar se gabimi i tyre në mbrojtje u ndëshkua për të mos arritur fitoren.

“Kemi bërë ndeshje të madhe dhe kemi dërrmuar kundërshtarin në secilin aspekt. Ata na ndëshkuan nga një gabim i ynë me kundërsulm. Djemtë kanë treguar karakter, ndërsa në tribuna ka qenë spektakël nga të dyja tifozëritë,” ka thënë ndër të tjera Nuhiu.

Drita për herë të parë këtë stinor ka nxjerrë pikë në derbi me Gjilanin, pasi që në dy ndeshjet e kaluara ka humbur. Të kaltërit e këtij qyteti, janë në pozitë të tretë të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga