Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GUUS HIDDINK PAS FITORES

Kemi cilësi

Foto : Premier League Official Website

Kemi cilësi


3 January, 2016 @16:39

​“Na duhej kjo fitore detyrimisht. Është një hap i mirë përpara për të shkuar aty ku Chelsea duhet të jetë.” - deklaroi pas ndeshjes Guus Hiddink, i cili pas dy barazimeve sot e arriti fitoren e parë me skuadrën e tij të re.

“Ne të gjithë e dimë që kemi cilësi në të gjithë skuadrën, jo vetëm në ata që startojnë. Mikel luajti shumë mirë. Ai është lojtari ideal për të sjellur ekuilibrin në skuadër.” - shtoi holandezi.

Sa i përket lëndimit të Hazard, Hiddink u shpreh :

“Hazard ka një problem të vogël me ijën e tij. Do të kuptojmë më tepër rreth lëndimit pas skenimeve nga stafi mjekësor i klubit.”


 
Të gjitha lajmet nga