JAMES RODRIGUEZ, 200 NË ORË

Rafës s’i pengon shpejtësia e Jamesit
3 January, 2016 @15:53
Rafael Benitez nuk ka thënë asgjë lidhur me fotografitë dhe videon e botuar nga e përditshmja spanjolle AS, që ka zënë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez, duke i ngarë deri në 200 km/h kerrit të tij.
AS ka publikuar fotografitë e së premtes në gazetë, ndërsa Benitez ka thënë se James do të jetë në ekip për ndeshjen e rëndësishme ndaj Valencias që zhvillohet sonte.
