Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMIR RRAHMANI

“Kemi nevojë për pikë”

Foto: FFK

“Kemi nevojë për pikë”


8 September, 2023 @21:54

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha dhe kapiteni Amir Rrahmani janë paraqitur në konferencën zyrtare në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, e cila zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Që të dy janë shprehur të vetëdijshëm për kualitetin e lartë që ka ekipi zviceran, por kanë premtuar se ekipi dardan do të japë maksimumin.

Kapiteni Rrahmani e ka vlerësuar Zvicrën si një kundërshtar shumë të fortë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Luajmë kundër më të fortit në grup dhe këtë ndeshje e mirëprisnim, ndonëse jo në këtë moment, pasi kemi shumë nevojë për pikë. Megjithatë jemi të përgatitur për të bërë më të mirën në fushë”, ka thënë Rrahmani, për të shtuar:

“Zvicra është një kombëtare shumë e fortë dhe shkon gjithmonë në Evropian apo Botëror. Janë shumë të fortë dhe bëhen edhe më të fortë me futbollistët shqiptarë që kanë në grup”.


 
Të gjitha lajmet nga