PAS NDESHJES
Keqardhje për rezultatin, meritonim më tepër
16 June, 2016 @0:17
Pas humbjes me Francën në çastet e fundit, trajneri De Biasi u shpreh i mërzitur me humbjen, por krenar me skuadrën.
“Ndjejmë keqardhje për humbjen, sepse deri dy minuta përpara fundit mund të kishim marrë rezultat. Djemtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe treguan se jemi një skuadër që e meriton të luajë në Kampionatin Europian. Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë, të cilën e vendosëm në vështirësi disa herë. Mund të shënonim por nuk e bëmë dhe u ndëshkuam.
Pashë entuziazmin e lojtarëve të Francës në momentin e shënimit të golit, sipas meje edhe ata nuk e besonin më se do të fitonin, pasi që paraqitja jonë ishte tepër e mirë.” - u shpreh De Biasi për Supersport.
Sa i përket ndeshjes së ardhshme, italiani shtoi:
“Do të provojmë të mbledhim energjitë për ndeshjen me Rumaninë dhe do ta kërkojmë golin, i cili për arsye të ndryshme na mungoi në ndeshjet e para. Duhet të shënojmë nëse e duam kualifikimin.”