KUQEZI
Lufta heroike, shkoi pa pikë në fund
15 June, 2016 @22:24
Kuqezinjtë kanë pasur paraqitje të madhe ndaj Francës sonte në Velodrome, por një gol i Antoine Griezmannit në minutën e fundit të ndeshjes - shoi ëndrrat kuqezi për pikën historike në europian sonte.
Pastaj Dimitri Payet, vulosi fitoren kur shënoi për 2-0.
Duke nisur nga Etrit Berisha e deri te Armando Sadiku në sulm - të gjithë lojtarët treguan performancë për lakmi, por që nuk mjaftoi.
Didier Deschamps kishte dashur ta pushojë Paul Pogbanë dhe Antoine Griezmannin në këtë ndeshje - por u desht që t’i fut të dytë në lojë në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen me golin e këtij të fundit dhe sigurimin përmes Payetit.
Ka qenë Griezmann që i kishte shënuar Shqiëpërisë edhe në miqësoren e parafundit kur kuqezinjtë barazuan ndaj Francës 1-1.
Për Francën, kjo ka qenë ndeshja e parë në Velodrome prej se organizoi Kupën e Botës.