GRUPI A
Mehmedi shpëton Zvicrën, debuton Tarashaj
15 June, 2016 @19:53
Me barazim është mbyllur takimi i Grupit A mes Rumanisë e Zvicrës, rezultat i cili në mënyrë indirekte ndikon në Kombëtaren Shqiptare dhe mundësitë për ta kaluar grupin.
Ndeshja kaloi me shumë raste për shënim për të dyja skuadrat, me rumunët që kaluan të parët në epërsi me golin e Bogdan Stancus nga pika e bardhë. Me golin e shënuar sonte, Stancu bëhet lojtari i parë në këtë kampionat që shënon 2 gola. Goli i barazimit për Zvicrën u shënua nga Admir Mehmedi, ndërsa gola të tjerë më nuk pati.
Në këtë ndeshje për Zvicrën startues ishin 5 lojtarë me origjinë shqiptare, ndërsa Shani Tarashaj bëri debutimin e tij në EURO në çastet e fundit të takimit duke u inkuadruar nga banka rezervë.
Tashmë Zvicra ka 4 pikë në vendin e parë, ndërsa Rumania fiton pikën e parë këtë kampionat.
All Goals HD - Romania 1-1 Switzerland 15.06… by fantasticfootball