Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B

E para në histori për Sllovakinë

Foto: @ Russia vs. Slovakia jun 2016

E para në histori për Sllovakinë


15 June, 2016 @16:54

Përkundër faktit që zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë dhe e kërkoi barazimin deri në çastet e fundit të takimit, Përfaqësuesja e Rusisë u mposht me rezultat 2-1 nga Sllovakia, e cila shfrytëzoi maksimalisht dy rastet e vetme serioze që i pati në pjesën e parë.

Ishte fillimisht Vladimir Weiss me një lëvizje të mençur në zonë ai që i dha avantazhin sllovakëve, ndërsa epërsia u dyfishua nga Marek Hamsik me një supergol.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht rusëve, të cilët krijuan shumë raste për shënim por në asnjë mënyrë nuk e gjetën golin e dytë të barazimit.

Kjo fitore, e cila është e para në histori të Sllovakisë në një kampionat evropian si shtet i pavarur nga Çekia, bën që Sllovakia të ngritet në kuotën e 3 pikëve në Grupin B, ndërsa Rusia mbetet me 1 pikë. Ndeshjen e fundit të grupit Rusia e luan ndaj Uellsit, ndërsa Sllovakia luan ndaj Anglisë.

EURO2016 GRUPET DHE ORARI


All Goals HD - Russia 1-2 Slovakia 15.06.2016 HD by fantasticfootball


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016