BASTORET
City favorit për titull
15 June, 2016 @14:22
Me të dalë orari i ndeshjeve për stinorin e ri të Premier Ligës, nuk ka vonuar dhe bastoret kryesisht britanike kanë vendosur kuotat e basteve për kampionin e stinorit të ardhshëm të Anglisë.
Aktualisht, Manchester City i Pep Guardiolës llogaritet favorit kryesor për titull kampioni, ndërsa ndiqet nga Manchester United i Jose Mourinhos.
Pas tyre vinë me radhë: Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool.
Kurse kampioni aktual, Leicester City, që në fillim të stinorit të kaluar kishte koeficient 5000 për tu bërë kampion, tash e ka 34.
KUOTAT E BASTOREVE PËR KAMPIONIN E PREMIER LIGËS 2016/17:
1 | Manchester City | 2.75 | ||
2 | Manchester United | 5 | ||
3 | Chelsea | 6 | ||
4 | Arsenal | 7 | ||
5 | Tottenham Hostpurs | 8 | ||
6 | Liverpool | 8.5 | ||
7 | Leicester City | 34 |