Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI NR. 5 @ EURO2016

Barazimi është sukses

Foto: FSHF

Barazimi është sukses


Shkruan: Luan MORINA

15 June, 2016 @9:57

Torghelle

Pasi patëm mbet baras pa gola me Suedinë në ndeshjen e parë të kualifikimeve, në ‘Qemal Stafa’ pati ardhur Malta të cilën e patëm shkatërruar me golat e Bogdanit, Duros, e Dallkut. Pas dy ndeshjeve të para të kualifikimeve për Afrikë Jugore qëndronim në pozitën e parë në grupin e parë.

Fatkeqësisht në tetë ndeshjet e mbetura do të siguronim vetëm tri pikë, barazime të gjitha. Ndeshja e parë nga këto tetë të mbeturat ishte në Budapest ku na priste Hungaria. Pas një lojë të baraspeshuar në pjesën e parë, me të filluar e dyta Sandor Torghelle pat shënuar me kokë nga një pozitë jo aq e rrezikshme. Si me intuitë, pas pranimit të atij golit më ishin shuar shpresat për një kualifikim eventual.

h

Dje, hungarezët luajtën ndoshta futbollin më atraktiv të kampionatit. Luanin hapur, lëviznin topin, lëviznin vet, pasonin, gjuanin, thjesht ishte futboll që të kënaq. Ishte lojë atraktive, që besoj se ka qenë e njëjta në të cilën ishte dashuruar prindi im që përmendte me endje gjeneratën e artë të Hungarisë. Kjo nuk besoj që është ajo gjeneratë, mirëpo mund të jetë fillimi i diçkaje të bukur, një rilindje në vendin që njihet për vaterpolo, hendboll, skermë, dhe sporte me varka.

Torghelle nuk ka arritur të jetë pjesë e kësaj kombëtareje. Ka qenë i pafat sepse është larguar një sezon para suksesit të Augsburgut. Gjithnjë me largimin e tij gjërat bëhen më mirë. Si për Hungarinë, ashtu edhe për neve që pas Kuzhes na erdhi De Biassi. Por, me rëndësi që hungarezët na kënaqën dje, e të shohim se çfarë do të bëjnë në ndeshjet e radhës. Kalimi i grupit goxha i sigurt për momentin.

Xhynejti

Dikush kishte pyetur pse gjyqtarët janë të butë ndaj Pepes? Është zakon kur një lojtar merr nofkë të caktuar nga opinioni i gjerë, si në rastin e Pepes si dikush që shqelmon pa pikë nevoje. Pastaj vjen një periudhë ku kinse zbutet, rehabilitohet. Por, thellë, në shpirt megjithatë ruan atë bishën për të cilën nuk kanë nevojë futbolldashësit.

c

Çakir është dashur të largonte Pepen. Të ishte më vendimtar, më i guximshëm, sidomos kur të gjithë dimë historinë e tij. Ama, problemi qëndron edhe tek të tjerët tek lojtarët kundërshtarë. Edhe ata e njohin Pepen dhe shpeshherë bëjnë buall nga miza. Kjo nuk ishte mbrëmë, por një dukuri e tillë vështirëson edhe punët e gjyqtarëve duke mosditur kujt ti besoj. Në këtë rast, Çakir i besoi Pepes. Gaboi. Portugali më të keqe në letër nuk kam parë. Megjithatë kanë disa lojtarë të talentuar që mund të bëhen në një ekip të mirë në 3-4 vitet e radhës. Ronaldo nuk është 9sh klasik. Nani e Quaresma po të mos ishin poshtë zenitit s’do të ishin yje në futbollin turk. Përkundër kësaj, pjesa tjetër e ekipit ishte në nivel. E kanë një grup të lehtë dhe nëse nuk lëshojnë më shumë pikë mund të ikin si të parët nga grupi e të shtyhen disi deri kah gjysmëfinalet. Por, më mirë do të ishte një dru në qendër të sulmit, për shembull Eder, e Ronaldo të kthehet në krahë, me këdo në tjetrin. Ai sulmon më lehtë, është më i rrezikshëm nga krahu, kur merr topin më pranë mesit të fushës se sa të pret topa në të tretën e kundërshtarit.

Sonte

De Biassi premtoi që do të japin gol. Zëra qarkullojnë që Pogba e Griezzman s’do të luajnë. Derisa e para më duket më pak e mundshme se e dyta, edhe më absurde më duket lidhja e këtyre dy fakteve. Franca ka ekip më të mirë se ne. Ia dalin edhe pa Pogban e Griezzmanin.

Barazimi për ne do të ishte sukses. Në fakt do të kishte qenë më mirë sikur të ndesheshim me francezët në ndeshjen e parë për të larguar tremën. S’do ta kemi të lehtë, por nëse asgjë, ia vlen të sulmojmë. Me një lojtarë më pak u mbajtëm kundër zviceranëve (shumica të natyralizuar), pse të mos mbahemi me njëmbëdhjetë lojtarë kundër një France po edhe Rumanie që do të mund të mposht Zvicrën.

b

Në rast se nuk ka qenë vetëm një presion psikik që ka ngurtësuar shqiptarët zviceran kundër nesh, atëherë Rumania është favorite. Por, besoj që Zvicra mund të luaj edhe më e lirë edhe më e hapur se kundër nesh. Do të jetë interesante të shohim. Barazimi do të na shkonte për qejfi neve.

Rusia e Sllovakia do të japin gjithçka. Është ndeshje e hapur që pres shumë gola. Më pëlqyen rusët me një formacion goxha të ri, sidomos në mesfushë kundër anglezëve. Ndeshje e mirë për të nisur maratonën e të mërkurës.


GRUPI F

Ndeshja e parë, goli i parë dhe pika e parë

UEFA Euro 2016

Ndeshja e parë, goli i parë dhe pika e parë

14/06/16 @ 22:52

TIFO

Irlandezët ndihmojnë pensionistin

UEFA Euro 2016

Irlandezët ndihmojnë pensionistin

14/06/16 @ 22:19

ISLANDA

15% e popullsisë në EURO

UEFA Euro 2016

15% e popullsisë në EURO

14/06/16 @ 22:04

DESCHAMPS

Shqipëria meritoi barazim kundër Zvicrës

UEFA Euro 2016

Shqipëria meritoi barazim kundër Zvicrës

14/06/16 @ 21:56

600

Historike për Nanin dhe europianët

UEFA Euro 2016

Historike për Nanin dhe europianët

14/06/16 @ 21:50

GIANNI DE BIASI

Brenda 24 orëve shënojmë gol

UEFA Euro 2016

Brenda 24 orëve shënojmë gol

14/06/16 @ 21:40

GRUPI F

Ronaldo për tre rekorde

UEFA Euro 2016

Ronaldo për tre rekorde

14/06/16 @ 20:36

BRAZIL

Shkarkohet Dunga

International/Copa America

Shkarkohet Dunga

14/06/16 @ 20:24

LOJAL NDAJ KLUBIT

Shala vazhdon me Gjilanin

FFK Superliga/Transfere

Shala vazhdon me Gjilanin

14/06/16 @ 20:09

TRANSFER

Tuchel do të takohet me sulmuesin e tij të preferuar

Premier League/La Liga/UEFA Euro 2016/Transfere

Tuchel do të takohet me sulmuesin e tij të preferuar

22/02/21 @ 18:10

ISH TRAJNERI KUQEZI

De Biasi ngushëllon Shqipërinë

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/UEFA Euro 2016

De Biasi ngushëllon Shqipërinë

26/11/19 @ 17:09

EURO 2024

Gjermania dhe Turqia, në fazën e fundit

UEFA Euro 2016

Gjermania dhe Turqia, në fazën e fundit

27/07/18 @ 10:00

SHQIPËRIA NË EURO2016

1 vit nga nata historike!

Shqipëria/UEFA Euro 2016

1 vit nga nata historike!

11/10/16 @ 16:31

EURO2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

International/UEFA Euro 2016

Griezmann, më i miri i kampionatit

08/10/16 @ 12:26

UEFA NJOFTON

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

UEFA Euro 2016

Përfitime për klubet që dërguan lojtarë në EURO2016

10/09/16 @ 13:20

TOP 10 PLAYERS

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

Champions League/Europa League/UEFA Euro 2016

10 lojtarë në garë për të mirin e UEFA-së

18/07/16 @ 15:01

SHEVA

Shevchenko përballë Kosovës

Russia 2018/Kosova/International/UEFA Euro 2016/Transfere

Shevchenko përballë Kosovës

15/07/16 @ 16:00

BELGJIKË

Shkarkohet Wilmots

Russia 2018/International/UEFA Euro 2016/Transfere

Shkarkohet Wilmots

15/07/16 @ 15:38

EURO2016

Gera mposht Shaqirin për golin më të bukur

UEFA Euro 2016

Gera mposht Shaqirin për golin më të bukur

13/07/16 @ 16:08


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016