DESCHAMPS
Shqipëria meritoi barazim kundër Zvicrës
14 June, 2016 @21:56
Selektori i Francës, Didier Deschamps, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë ka thënë se kuqezinjtë kanë merituar së paku një pikë ndaj Zvicrës.
“Shqipëria është shumë e organizuar sepse kanë trajner italian, që ka bërë punë të mrekullueshme. Mbrohen mirë, por nuk ndalen këtu, ata edhe dalin shpejt në sulm. Punojnë shumë dhe mbulojnë hapësirat. E kemi parë këtë ndaj Zvicrës, ku ata merituan së paku një pikë në fund,” ka thënë Deschamps sot.
Franca do t’i kthehet lojës në Velodrome për herë të parë pas vitit 1998, ndërsa takohet me Shqipërinë në ora 21.