KOMBËTARJA
Agjenda e pasdites për Kombëtaren
14 June, 2016 @18:29
Një ditë para ndeshjes me Francën, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar agjendën e Kombëtares Shqiptare për pasditen e sotme.
Kombëtarja do të drekojë nga ora 18.00-18.30. Pikërisht në këtë orë trajneri Gianni De Biasi do të zhvillojë një mbledhje me skuadrën.
Më pas skuadra dhe stafi do të bëhen gati për stërvitje, e cila do të zhvillohet në orën 20:30 në stadiumin “Vellodrome”, ku edhe do të luhet nesër ndeshja ndaj Francës.
Trajneri De Biasi do ta mbajë konferencën e shtypit para ndeshjes në orën 19.45, kështu që është parashikuar që ai të niset më parë për në stadium. Stadiumi ku zhvillohen stërvitjet është vetëm 10 minuta larg hotelit “Pullman”, në të cilin është vendosur skuadra jonë kombëtare.
Pas përfundimit të seancës stërvitore, ekipi do të kthehet në hotel, ku do të kryejë darkën në ora 22:00. Lojtarët në orën 23.00 do të jenë në dhomat e tyre për të pushuar.