HAJVALIA
Edhe tre nënshkrime te Hajvalia
14 June, 2016 @16:34
Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Sunaj Keçit dhe transferit nga Llapi, Enis Zabërxhës, drejtuesit e Hajvalisë nuk e kanë ulur rritmin e nënshkrimeve.
Ekipi nga Kishnica ka nënshkruar edhe me tre futbollistë, me të cilët janë vazhduar kontratat.
Bëhet fjalë për Semir Zenelin, Shpëtim Babajn dhe Alban Dragushën.
Që të tre futbollistët që nënshkruan sot me Hajvalinë, kanë qenë ndër lojtarët kryesorë në stinorin e fundit, duke kontribuar në suksesin e Hajvalisë, e cila e përfundoi kampionatin në vendin e dytë.