STADE VELODROME
Marseille gati për ndeshjen Francë-Shqipëri
14 June, 2016 @16:09
Gjithçka duket gati në stadiumin e dytë më të madh në Francë, Velodrome, ku do të luhet ndeshja ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, ku tashmë janë vendosur edhe flamujtë e Francës dhe Shqipërisë.
Kjo është ndeshja e dytë e EURO 2016 që luhet në Velodrome, pasi ndeshja e parë ishte zhvilluar ndërmjet Anglisë dhe Rusisë.
Ndeshja Francë-Shqipëri do të luhet nesër (e mërkure) nga ora 21:00.