MERKATO
Llapi forcon sulmin
14 June, 2016 @18:09
Pas një sezoni të mbyllur në pozitën e gjashtë në Superligë, skuadra e Llapit ka filluar përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Llapit ka konfirmuar që në radhët e veta është afruar sulmuesi Festim Krasniqi, i cili sezonin që lamë pas ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.
Krasniqi është i njohur me futbollin kosovar, duke marrë parasysh që para transferimit në Shqipëri, ai ishte pjesë e Dritës, Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera kosovare.