GRUPI F
Pas 44 viteve rikthehen me fitore
14 June, 2016 @19:57
Në rikthimin e tyre historik pas 44 viteve, Hungaria ndeshjen e parë të Grupit F e nis me fitore ndaj Austrisë favorite, e cila zhgënjeu totalisht në këtë takim.
Golat për hungarezët u shënuan nga Adam Szalai dhe Zoltan Stieber, të cilët u treguan tejet të qetë para golit kundërshtar në çastet vendimtare dhe i dhuruan shtetit të tyre një fitore historike. Në anën tjetër, Austria në inferioritet numerik pas përjashtimit të mbrojtësit Dragovic u tregua e paaftë ta gjejë golin në këtë takim dhe për ta kaluar grupin duhet të mendojë për rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Islandës e Portugalisë.
Ndeshja e dytë e Grupit F zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 ndërmjet Portugalisë e Islandës, ndërsa për momentin në krye të grupit qëndron Hungaria.
All Goals HD - Austria 0-2 Hungary 14.06.2016 HD by fantasticfootball