DITA KUQEZI
Buletini 6: Pikë ose gol
Buletini i ditës së gjatë të Kampionatit Europian, Franca 2016.
15 June, 2016 @10:43
GJESTI I JAVËS, PA DYSHIM
Dje tifozët irlandezë rregulluan dhe ndërruan gomën e kerrit të pensionistit francez. S’do fjalë më shumë për njerëzimin, tifozllëkun e europianin.
GAZETA!
E përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe ka vënë titullin sot ‘lëvizja e Deschampit’ me dyshen që pritet të nis ndeshjen ndaj Shqipërisë, ku Koman e Martial marrin vendin e Pogbasë dhe Griezmannit.
GJELAT NË RREZIK!
Po, pra! Disa nga Tifozët Kuq e Zi veçse e kanë postuar në rrjete sociale këtë fotografi para ndeshjes së sontme, Franca - Shqipëria, që nis në ora 21:00.
KULLËN PO E NGJRYOSIM SOT!
Të dashur përdorues të rrjeteve sociale. Sot gjatë ditës duhet të vendosni STATUS-in #ALB në Twitter, Facebook ose edhe Instagram. As koment, as shpërndarje, as asgjë tjetër. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ngjyrosur kullën e Eiffelit në Paris me ngjyrat e flamurit kuqezi.
10 MIJË METRA KATROR NË PLAZH
Sot në plazhin e Marseilles pritet të hapet flamuri kuqezi me mbi 10 mijë metra katrorë madhësi. Edhe plazhin marsejez po e ngjyrosim.
TIFOZAT KUQ E ZI
Vendtakimi për të gjithë kuqezinjtë para se të niset për në Velodrome sonte është - plazhi. Ja ku e keni postimin e Tifozave Kuq e Zi, mos harroni edhe brekët e larjes - për freskim para ndeshjes. Adresa në frangjisht: Plages du Prado, 13008 Marseille - këtu shpaloset flamuri gjigant. Prej orës 14 nis takimi.
15%-shi i SHTETIT NË EUROPIAN
Mbi 40 mijë islandezë janë në Francë për të përjellë ekipin e tyre në debutim të europianit. Që në ndeshjen e parë erdhi goli i parë, pika e parë dhe gëzimi i madh, edhe për pjesën tjetër të vendit që kishte qëndruar në shtëpi.
GAZETARËT
Në port, aty bëhet më së miri, nëse e doni shëtinë.
PO SHIHESH ERION
Kështu Erion Bogdani e fut kokën në kuadër të fotografi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit tenton të fotografojë për faqen zyrtare.